Maxhoranca dhe opozita nuk po bien ende dakord për të mbyllur draftin e reformës në Drejtësi.

Shkak është bërë përbërja e dy institucioneve të reja që do të krijohen, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid  per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial. Kjo eshte nje formule ne perputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti nderkombetar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe diten e sotme edhe nga Edi Rama. Hapi mbrapa i perfaqesuesve te PS ne Komision, kerkesa per tu kthyer ne formulen e votes se vetme te transferueshme te refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi per te zbatuar marreveshjen eshte nje zhvillim dramatik”, thuhet ne njoftimin e Partise Demokratike.​

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Frrezikohet-serish-pakti-per-reformen-deputetet-e-ps-braktisin-mbledhjen%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=9e958e49bc

Ne mbledhjen e komisionit ku nuk jane te pranishem deputetet e Partise Socialiste bie ne sy fakti qe eshte i pranishem Petrit Vasili i Levizjes Socialiste per Integrim.