Pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të PDIU-së, Bujar Muço, KQZ i ka dhënë mandatin sot kandidates që është pas tij në listën e PDIU-së në Elbasan. Ajo është Elena Xhina.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

“Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumemërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, Qarku Elbasan, zj. Elena Xhina.