Ky është një skenar shumë i zakonshëm:Po afrohet fundi i javës së punës, jeni i lodhur, dëshironi të humbni mendjen, dhe po mendoni nëse do të dilni diku për fundjavë apo jo.
Ndoshta bisedoni me miqtë për të parë se çfarë do të bëjnë për të dalë të premten, ose ndoshta vendosni të qëndroni në shtëpi të premten dhe të dilni të shtunën.
Të dielën duhet të jeni të kujdesshëm, sepse nis java e re e punës ndaj duhet të pushoni mjaftueshëm, etj, etj.
Por kujdes: E shtuna është gjithashtu dita e javës që ka më shumë gjasa të vdisni.
Por pse të shtunën? Sepse kjo konfirmohet nga të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nga viti 1999 deri në 2014-ën.
Sipas tyre forma të caktuara të vdekjes jo-natyrore – sidomos vdekja nga aksidentet rrugore dhe nga mbidoza e drogës – kulmojnë të shtunave. Pse? Sepse njerëzit përfshihen në sjellje më të rrezikshme në këtë ditë, sidomos sjellje që lidhen me abuzimin me alkoolin, si ngjarja e makinës në gjendje të dehur.
1.640 njerëz vdesin çdo të shtunë nga këto lloje vdekjesh dhe kjo vetëm në Shtetet e Bashkuara. Është gjithashtu e rëndësishme të kihet parasysh se tek “vdekjet nga aksidentet rrugore” përfshihen si shoferët e dehur ashtu edhe viktimat e goditura nga shoferë të dehur.
Duke e parë javën në tërësi, vdekjet e lidhura me sjelljen e rrezikshme rriten në fundjavë dhe bien në mes të javës. Në fakt vdekjet për shkak të armëve arrijnë kulmin të dielën, dhe jo të shtunën (e shtuna është e dyta). Ndërkohë numri i vdekjeve nga sulmi në zemër mbetet i qëndrueshëm gjatë javës, me përjashtim të së hënës kur arrin kulmin.
Një analizë e vitit 2005 nga “European Journal of Epidemiology” arriti në një përfundim të ngjashëm. Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë, 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në vitin 2019 përbënin 55 për qind të të gjitha vdekjeve në nivel globale.