Në mesditë kryeministri ishte në Novoselë për të parë nga afër zonën e përmbytur, ku u takua me një të ri të komunitetit rom, për të cilin nuk mungoi as një përqafim.
E pikërisht një foto e shkrepur gjatë momenteve teksa ai i prekte flokët me xhel duke shkëmbyer edhe disa fjalë me nota humori me të, Rama e ka përzgjedhur si foton e ditës.
Ndërsa fotoja të jep një imazh, si ai i priftit që bekon besimtarët në kishë, në fakt Rama po i tregonte flokët me xhel. Ja biseda mes tyre.
Rama: I madh je. Përmbytje-përmbytje po xhelin flokëve, xhelin flokëve ja ke vënë që me mëngjes. Ku e ke shtëpinë ti?
I riu: Andej.
Rama: Ke përmbytje në shtëpi?
I riu: Nuk erdhi uji tek ne.
Rama: S’erdhi këtë radhë tek ju. Kemi marrë masa prandaj. Ça po bën këtëj?
I riu: Hiç, dola njëherë.
Rama: Dole njëherë për peshk këtej.





