Të gjithë kemi admiruar familjen e ish-presidentit të SHBA, Barack Obama dhe sidomos marrëdhëniet e tij me Michelle.
Në çdo dalje ishin një shembull ideal i një çifti perfekt. Madje kemi menduar se Michelle ka qenë e vetmja e dashur e Obamës.
Por jo, përpara se Obama të njihej me Michelle, një tjetër vajzë ka qenë prezente në jetën e tij, të cilën e propozoi për t’u martuar.
Ajo është Sheila Jager, e cila luajti një rol të rëndësishëm në formimin e Obamës.
Madje thashethemet thonë se ai u takua me Sheila edhe pasi kishte 1 vit që ishte takuar me Michelle.
Në atë kohë, Barack ishte 25 dhe Sheila 23 vjeçe, por prindërit e saj ishin skeptik për këtë marrëdhënie e çdo gjë mbaroi.
Mesa duket Obama ishte i destinuar për Michelle.