Kjo është macja e cila ka shpërthyer rrjetin, pasi është e para që ka dalë me sukses nga një operacion në dy këmbët e pasme. Ajo u përplas nga një makinë dhe dy këmbët e saj të pasme u dëmtuan totalisht. Disa doktorë italianë arritën që t’i vendosnin dy proteza që do të shërbenin si këmbë dhe i mundësuan që ajo të ecë sërish.

Vituzzo, u bë e famshme në Instagram pasi dy pronarët e saj postonin foto dhe video të maces së tyre duke ecur dhe duke vrapuar normalisht. Historia e saj është shpërndarë nga shumë përdorues në rrjet nën hashtagun Vituzzosuperstar. Kjo pasi shumica e kafshëve të cilët gjymtohen, nuk kanë pasur mundësinë që të ecin sërish.