Rolls-Royce Sweptail ka debutuar në Villa d'Este dhe konsiderohet si makina e re më e shtrenjtë në botë.
Përflitet se ky model ekskluziv nga Rolls-Royce do të kushtojë rreth 13 milion dollarë amerikanë. Por drejtori ekzekutiv i kompanisë, Torsten Muller-Otvos është shprehur se ky model do të kushtojë më shtrenjtë.
Veturat si Pagani Huayra BC, Bugatti Chiron dhe Koenigsegg të cilat kushtojnë rreth 3 milionë dollarë do të duken si të lira në krahasim me këtë Rolls Royce.





