12 gusht 2015 – Një shpikës japonez ka zhvilluar “makinën më të vogël elektrike në botë”, një bord alumini me rrota që mbart një pasagjer.
Walkcar, mjeti i cilli është aq i vogël sa të futet në çantë, mund të revolucionarizojë lëvizshmërinë urbane. Ai mund të mbajë peshë deri në 120 kilogramë.
Shtëpia prodhuese “Cocoa Motors”, tregon se Walkcar mund të arrijë një shpejtësi prej 10 kilometrash në orë dhe të përshkojë një distancë prej 12 km pas një karikimi prej 3 orësh.
WalkCar do të lançohet në faqen e internetit Kickstarter në tetor të këtij viti me një çmim prej rreth 500 paund, dhe pritet të dalë në shitje në pranverë të 2016-s.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/