25 maj 2015 – Mediat kanë arritur të zbulojnë pamjet e 32-vjeçares Xhoana Hila që fshihet pas vrasjes së gjyshes së saj.
Ajo akuzohet bashkë me të dashurin e saj, 27-vjeçarin Erando Qatipi, se kanë vrarë dhe kanë vjedhur bizhuteritë e gjyshes, që u gjet e vdekur më 25 shkurt të këtij viti në Shkodër.
Në Prokurori, Xhoana Hila ka rrëfyer se krimin e ka kryer i dashuri i saj, i cili e ka mbytur me jastëk Angje Hilën, 82 vjeçe.
Sipas saj, ata kanë qenë duke vjedhur bizhuteritë në shtëpinë e gjyshes së vet në Shkodër, por janë vënë re nga kjo e fundit. Për këtë arsye, 32-vjeçarja thotë se i dashuri i saj e vrau..
Por, ky i fundit nuk e ka pranuar krimin dhe për momentin ende nuk është zbuluar saktësisht si është kryer vrasja.
Çifti vazhdon të qëndrojë pas hekurave që prej dy ditësh. Gjykata vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/