Karrike dhe tavolina lokalesh të rrethuara nga uji dhe mbetjet që deti i trazuar dhe batica kanë nxjerrë në breg.
Të boshatisura nga klientët, pamja që ofrojnë lokalet buzë detit bëhet edhe më e trishtë.
Pasojat e motit të keq janë mjaft të dukshme edhe në shëtitoren bregdetare, e cila në disa pjesë të saj është e mbuluar nga batica.
Ditën e nesërme pritet të evidentohen edhe më qartë pasojat e motit të keq, i cili u bë shkak që tragetet e linjës Durrës – Bari të shtyjnë me disa orë nisjen. Të parashikuara për të nisur lundrimin rreth orës 22.00, tragetet pritet të udhëtojnë orët e para të mëngjesit të së enjtes.





