Një raport, i cili është marrë më analizën e pasaportave për të zbuluar se cila është më e fuqishmja në botë, tregon se vendin e parë e zë pasaporta suedeze.

Sot një suedez ka të drejtë të shkojë pa viza në 176 vende të botës, ndryshe nga një amerikan, ku sipas këtij raporti pasaporta amerikane zë vendin e 36-të.

Për sa i përket pasaportës shqiptare në këtë raport të publikuar nga “Nomad Capitalist” thuhet se ajo zë vendin e 83-të.

Kriteret në të cilat është bazuar ky raport për të zgjedhur pasaportën më të fuqishme në botë, janë, taksat ndërkombëtare dhe liritë civile, lëvizja e lirë dhe reputacioni global.