Ndërsa prej 83 ditësh opozita është vendosur në çadër duke rrezikuar të mos jetë pjesë e procesit zgjedhor të 18 qershorit, zbardhet pasuria për vitin 20016, e dy prej deputetëve të qarkut të Durrësit, Oerd Bylykbashit, kreu i komanduar i PD-së lokale dhe Eduard Halimit.
Të dy rezultojnë me të ardhura të konsiderueshme, të cilat i kanë bërë publike gjatë deklarimit të pasurisë për vitin 2016. Ndërkohë të dy rrezikojnë të mbeten jashtë parlamentit në legjislaturën e ardhshme, pasi opozita ka deklaruar se do t'i bojkotojë zgjedhjet.
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Oerd Bylykbashi
Apartament banimi dhe garazh, bashkë me bashkëshorten, blerë që në 2015. Autoveturë, blerë që në 2015.
Truall me bashkëshorten në Durrës. Apartament 182 m2 në Durrës.
Apartament me bashkëshorten në Durrës. Gjendje cash, 100 000 lekë.
Depozitë bankare, 2 890 000 lekë.
Llogari rrjedhës, 204 000 lelë.
Llogari rrjedhës, 4 090 000 lekë, burimi nga paga.
Llogari rrjedhëse, 1 448 000 lekë. Paga si deputet, 2 633 114 lekë.
Qira trualli, 2 50 euro.
Bashkëshortja Vilma Fora, klinikë dentare që nga 2015. Autoveturë citroen
Biznes privat, mjek stomatolog, në Durrës, 1 324 375 lekë
Eduard Halimi, deputet i PD
Detyrim ndaj një kompania ndërtimi, 134 mijë euro, shlyer 30 mijë euro. Detyrim kredie, detyrimi 26 590 519 lekë, shlyer, 933 762 lekë. Interesa bankare, 55 327 lekë.
Të ardhura nga qiraja e zyrës tek Kullat Binjake, 20 mijë euro.
Paga si deputet, 2 486 420 lekë. Paga e bashkëshortes, 845 000 lekë.





