Pamjet e videos së mëposhtme, të xhiruara nga operatori i “DurrësLajm”, tregojnë shtëpinë ku për rreth një javë u mbajt peng 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi.

Policia e Durrësit njoftoi mëngjesin e sotëm, se nëna e dy vajzave ishte gjetur, ndërkohë që së bashku me bashkëshortin e saj kishte denoncuar në polici 32-vjeçarin Marius Musaku se e ka mbajtur për disa me radhë peng në një banesë, duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, kundrejt kërcënimeve.  

Policia e Durrësit arrestoi në orën 4 të mëngjesit të së martës, 32-vjeçarin nga Karbunara e Lushnjes.

Ndërkohë shtëpia ku u mbajt peng 30-vjeçarja ndodhet në zonën e Spitallës dhe sipas informacioneve jep dhoma me qira.

Në deklarimet e dhëna në polici, Musaku mohon ta ketë rrëmbyer Ersidën, por që kanë qenë me dëshirën e të dyve bashkë pasi kanë një histori dashurie. Musaku e kishte kryer një veprim të ngjashëm edhe 4 vite më parë, kur mori peng ish-bashkëshorten e tij.

Nëna e dy fëmijëve rezultonte e zhukur që prej 25 korrikut.