Pandemia e koronavirusit kategorizohet si sëmundje që prek kryesisht rrugët e frymëmarrjes, por muajt e fundit tregohet se virusi është i aftë të sulmojë të gjitha organet e një personi.

Pa dyshim, është e pamundur të përcaktohet se cila simptomë e koronavirusit është më e keqja, por mund të themi se kjo është arsyeja pse virusi ka simptoma, për disa të papërballueshme dhe për disa të tjerë, minimale.

Një mjeke argumenton se pse një prej komplikacioneve të COVID mund të jetë më e frikshmja.

Dr. Deborah Lee shpjegon se mungesa e frymëmarrjes është simptoma më shqetësuese për COVID-19:

“Si duhet të jetë të përjetosh mungesë të frymëmarrjes akute? Kur përpiqem ta imagjinoj këtë, mendoj gjithnjë dikë të zhytur thellë në ujë që përpiqet të shkojë drejt sipërfaqes dhe ndihet i dëshpëruar. Kjo mund t’ju ndodhë në situata të caktuara për disa sekonda, por imagjinoni nëse do ndiheshit kështu për pjesën më të madhe të kohës.”

Për shumë njerëz, të cilët kanë thuajse vetëm këtë simptomë, lufta bëhet edhe më e vështirë, jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, çka i rëndon ata edhe më shumë, shkruajne mediat e huaja.

Po aq shqetësues është edhe fakti që mbijetesa ndaj koronavirusit, nuk do të thotë domosdoshmërisht kthim në gjendjen shëndetësore të mëparshme.

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se disa pacientë të infektuar dhe më pas të rikuperuar mund të tregojnë shenja të dëmtimit të mushkërive dhe zemrës edhe muaj pas largimit nga spitali.

Pacientët që nuk arrijnë t’i tejkalojnë plotësisht simptomat e Covid-19, edhe pasi shërohen, njihen si “transportues të gjatë”. Ata kanë tendencë t’i përjetojnë simptomat edhe muaj pas rikuperimit dhe të ndjejnë lodhje, të kenë kollë, humbjen e shijes dhe nuhatjes etj.

Simptomat e sëmundjes, që kanë më pak gjasa të zgjasin, përfshijnë të vjellat dhe ethet.