Futbolli në ditët tona është kthyer në një sport me emocione të larta, pasi shumica e klubeve botërore janë fuqizuar shumë dhe sot është vështirë të ruash një seri të gjatë rezultatesh pozitive rresht.Rekordi i serisë më të gjatë të rezultateve pozitive mbahet nga Steaua e Bukureshtit, ku klubi rumun në vitet 198689 nuk pësoi asnjë humbje në 106 ndeshje në seri.
Një rekord i frikshëm që me mundësi të madhe në ditët tona është vështirë ta arrish, por vite më vonë klube të tjerë në botë vijuan me seritë e gjata të rezultateve pozitive, ku Sherif Tiraspoli e mbajti serinë e rezultateve pozitive në 63 ndeshje, Sëlltiku me 62 ndeshje, Levadia e Talinit me 61 ndeshje dhe St Galleni me 60 ndeshje. Në ditët tona, numri i serive të gjata pa humbje është ulur, por sërish në “fronin” e rekordmenit mbetet Barcelona e cila zotëron 37 ndeshje radhazi pa pësuar humbje.