Një zonë në Teksas e quajtur Sugar Land, ka vendosur në pjesën qendrore të saj, një statujë bronzi me dy vajza që bëjnë 'selfie'. 

Objekti i veçantë ka ngjallur interes në qytet dhe në web, pasi kjo statujë i është dukur një mënyrë e bukur për të bërë foto.

Por shumë të tjerë dukeshin të zemëruar në statuset e tyre në Twitter, ku shkruanin se bashkiakët po i shpenzonin më kot paratë e taksave të tyre në një statujë. Në të vertetë statuja iu dhurua Sugar Land-it.

Megjithatë statuja e artistit të Sugar Land, Sandy Levin, është bërë një vend interesant për selfie dhe shumë ndalojnë duke bërë foto me dy vajzat prej bronzi.