29 prill 2015 – Ura që shihni në foto cilësohet si më e tmerrshmja në botë.
Edhe shoferët më të aftë do të tmerroheshin nga ura Eshima Ohashi në Japoni. Ajo është aq e lartë sa lejon që poshtë saj të kalojnë edhe anijet.
“Daily Mail” shkruan se ajo konsiderohet si ura e tretë më e madhe në botë e këtij lloji, që lidh qytetin e Matsue-s me Sakaiminato-n.
Ajo ka një pjerrësi prej 6.1% në prefekturën Shimane dhe 5.1% në atë të Totorit, duke bërë që të duket si një dallgë e madhe.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/