Flori Mumajesi para disa ditësh u përfol rreth disa fotografive ku shihej me peshqir dhe të brendshme krah një vajze.

Duke u nisur nga ambienti dhe veshjet ata ngjanin sikur kishin patur moment intim, por kjo del të mos jetë e vërtetë.

Vajza krah këngëtarit, e cila quhet Albulena Zekaj, për GazetënExpress, ka thënë se fotografia është bërë pas koncertit dhe se ajo dhe Flori nuk kanë asnjë lloj raporti.

Ndryshe që nga ndarja me Soni Malajn, këngëtari nuk ka bërë asnjëherë publike lidhjet e tij të dashurisë.

Ka kohë që përflitet për një lidhje me Elvana Gjatën, por që artistët e kanë mohuar vazhdimisht.