ANGLI, 07 mars 2013 – Lee Romain është një femër që di se ç’kërkon nga jeta. 44-vjeçarja britanike ka vendosur që të shkojë vetëm me burra të martuar, pasi sipas saj, ata janë meshkujt më të mirë në shtrat, duke qenë se janë të trajnuar me gratë e tyre.

“Më pëlqejnë, pasi zakonisht përpara meje atë kanë pasur vetëm një femër në jetën e tyre, të cilën e kanë kënaqur. Meshkujt e martuar janë të shkëlqyer, pasi gjithmonë të bëjnë komplimente, janë shumë të sjellshëm, të çojnë në restorante të mira dhe për më tepër vishen shumë mirë, duke qenë se për ta kujdesen bashkëshortet e tyre”, ka thënë për “The Sun” 44-vjeçarja.

Ajo thotë se është shumë energjike dhe para se të gjente meshkuj të martuar, merrej me sport. Lee ka qenë e lidhur për mëse 8 vjet me një djalë më të ri sesa ajo, por ai u kthye në impotent për shkak të sëmundjes dhe më pas vdiq. 

Mungesa e seksit duket se po ndikonte mjaft tek gjendja psikologjike e Lee dhe ajo vendosi të hynte në një faqe interneti ku meshkujt e martuar kërkonin aventura, 44-vjeçarja vendosi që të shkonte në seri me ta, duke e kanalizuar energjinë e tepërt pikërisht duke bërë seks. 

Romain thotë se ajo nuk ndihet fajtore që shkon më burra të martuar. Për më tepër, sipas saj, ajo bën të mundur që të përmirësohen marrëdhëniet e tyre me bashkëshortet. Që nga viti 2010 ajo ka pasur marrëdhënie me 7 burra të martuar dhe shprehet se njëri prej tyre i dha fund marrëdhënies pasi përmirësoi ndjeshëm raportin seksual me të shoqen. 

Lee deklaron se nëse ndonjë nga meshkujt me të cilët shkon do t’i thoshte se do divorcohej me të shoqen për të ndenjur me të ajo do ta linte menjëherë. 

“Nuk jam në kërkim të një lidhje serioze”,- thotë ajo. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/