Kur përballesh me një fëmijë të nevrikosur, veprimet instiktive shpesh mund të përkeqësojnë situatën. Sidoqoftë, një shprehje e thjeshtë dhe e qetë mund të zvogëlojë tensionin dhe të rifitojë lidhjen mes jush në vetëm pak çaste.

Psikologu Jeffrey Bernstein në artikullin e tij për Psychology Today sugjeron një fjali që mund të ketë ndikim të madh në qetësimin e fëmijëve: “Të shoh që je i/e inatosur dhe shumë i/e nevrikosur… por unë jam këtu për ty!”

Kjo qasje është efektive sepse ajo vlerëson emocionet e fëmijës dhe ofron një prezencë të sigurt. Në vend të thënies “qetësohu” ose “po, nuk është asgjë, pse bën kështu?”, kjo fjali e bën fëmijën të ndihet i dëgjuar dhe i mirëkuptuar, pa e nënvlerësuar gjendjen e tij/saj.

Pse funksionon kjo fjali?

Kjo shprehje i vlerëson emocionet e fëmijës dhe shmang keqkuptimet që mund të rrisin stresin dhe reagimet negative. Kur fëmijët ndihen të injoruar, ata mund të reagojnë me nervozizëm dhe inat. Por, kur ju thoni “Jam këtu për ty”, i ofroni një hapësirë të sigurt ku ata mund të shprehin emocione pa pasur frikë nga paragjykimi. Kjo ndihmon në krijimin e një klime besimi dhe qetësie.