Pa multikulturalizmin, zviceranët nuk do të ishin në Kupën e Botës

 

Teksti i fotos në origjinal: Kombëtarja zvicerane e futbollit pa emigrantë. A do ta mendonin edhe një herë votën e pardjeshme (të së dielës, 9 shtator 2014 – “Dyrrah”-u)?

DURRËS, 11 shkurt 2014 – Me një diferencë të vogël, votuesit zviceranë miratuan një ligj të diskutueshëm anti-emigracion me referendum të dielën, i cili rikthen kuotat strikte për emigrimin nga Bashkimi Evropian, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese për tregtinë dhe punën me Brukselin. Verdikti ka alarmuar drejtuesit qeveritarë dhe biznesmenët zviceranë, si dhe zyrtarët e BE-së, të cilët tani mund të kërkojnë masa të ndërsjella, ndëshkuese që ndikojnë në importimin e mallrave zvicerane në tregun evropian. “Kjo do të thotë se Zvicra dëshiron të mbyllet në vetvete”, u ankua ministri i jashtëm francez Loran Fabiys (Laurent Fabius), shkruan revista e famshme amerikane TIME në versionin on-line të TIME World.

Emigrantët përbëjnë afërsisht një të katërtën e popullsisë së Zvicrës dhe frika në rritje nga mbipopullimi dhe dobësimi kulturor çuan grupime të djathta të bëjnë hapa prapa duke përdorur sistemin unik të demokracisë së drejtpërdrejtë të këtij vendi. Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka drejtuar nisma të mëparshme për ndalimin e perçeve dhe kundër ndërtimit të xhamive në vend; ajo përkrahu votimin po në këtë referendum. Paragjykimet raciale të mbuluara dobët të SVP -së kanë shkaktuar vetëm ngritje vetullash më parë, por suksesi i saj i tanishëm mund të inkurajojë partitë tjera euroskeptike të ngjashme ideologjikisht në të gjithë kontinentin.

Megjithatë, shumë prej tyre nuk impresionohen. Fill pas u dha lajmi mbi verdiktin e referendumit, një portal gjerman satirik lajmesh (shih http://extra3.blog.ndr.de/2014/02/10/mit-drei-mann-zur-wm-2) shfaqi këtë imazh në një blog post, që u përhap shpejt në të gjithë mediet sociale. Imazhi tregon se në çfarë gjendjeje do të katandisej ekipi përfaqësues zviceran i futbollit nëse nuk do të zgjidhte dot në përbërje lojtarë me prejardhje emigrante.

Ekipi zviceran u kualifikua e para në grupin e saj për Kupën e Botës 2014 dhe u rendit, çuditërisht, si një nga më të mirët që shkon në turne. Forma e tij triumfuese është në pjesë të madhe për shkak të një brezi të rinjsh, talentesh emigrante – përfshirë mesfushorin turk Gokhan Inler dhe Xherdan Shaqiri, një superstar në lulëzim me prejardhje shqiptare. Bërthama dinamike e futbollit zviceran është produkt i drejtpërdrejtë i politikave të orientuar jashtë vendit – duke pranuar emigrantët dhe shfrytëzuar refugjatët e luftërave ballkanike të viteve 1990. Një shumicë e hollë e Zvicrës mund të mos i pëlqejë vërshimet e grupeve tradicionalisht jo-zvicerane në shoqërinë e tyre, por ka pak që ankohen kur Shaqiri, Inler etj. vishen me ngjyra të shtetit të tyre.

/përktheu agjencia e lajmeve “Dyrrah”/