Sam Ramsdell tërhoqi vëmendjen me madhësinë e buzëve të saj, në sajë të të cilave fitoi titullin “Largest Mouth Gape” në vitin 2018.
Amerikanja e fitoi këtë titull të pazakontë sepse mund të hapë gojën me 6.52 centimetra të pabesueshme.
Megjithatë, Sam së fundmi fitoi një tjetër titull – ‘Gojën më të gjerë’, pasi ajo mund ta shtrijë gojën deri në 10.33 centimetra.
Edhe pse ajo tani është krenare për pamjen e saj, nuk ishte kështu në atë kohë.
“Është fantastike që diçka për të cilën kisha turp dhe tallesha, tani është bërë një supetalleshin,
Është një ndjenjë e mahnitshme të kesh dy rekorde botërore.
Sigurisht që edhe sot e kësaj dite marr komente të shëmtuara për pamjen time.
Më thonë se jr e neveritshme, e frikshme… Por ka edhe shumë komente pozitive nga njerëz që thonë se jam frymëzim për ta, sepse diçka që konsiderohej negative e ktheva në pozitive”, thotë Sam.
Ajo tregon se shpreson se do të jetë një motiv që të tjerët të pranojnë atë që i bën të veçantë dhe të mos përpiqen ta ndryshojnë atë për t’iu përshtatur normave shoqërore.
Sam ka 3.8 milionë ndjekës në Tiktok dhe ajo mburrej me një tjetër rekord këtë verë. Në një video që ka mbledhur 4.5 milionë shikime dhe 178,000 pëlqime, ajo tha:
“Kështu që tani kam në fakt dy Rekorde Botërore Guinness”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.