Nëse po kërkoni punën e ëndrrave, ju sugjerojmë t'i hidhni një sy websajtit “Sewport” pasi ekziston një ofertë pune që mund t'iu tundoje!
Shefja ekzekutive e një kompaniem është e gatshme të ofrojë një pagë të majme vjetore mbi 50 mijë dollarë për dikë që ta ndihmojë të vishet dhe të udhëtojë vende të ndryshme të botës me të.
“The Mirror” raporton se shefja ekzekutive, identiteti i plotë i së cilës nuk bëhet i ditur, ka postuar ofertën e saj për punë në uebsajtin “Sewport”, ku thotë se po kërkon një “fashion designer” dhe “rrobaqepëse” që ta ndihmojë të vishet mirë në udhëtimet e saj rreth botës.
“Nëse shikoj axhendën time për 12 muajt e ardhshëm kam për të udhëtuar mes të tjerash në Azinë Lindore, Amerikën e Veriut, Europë dhe Astrali dhe kam nevojë për një dizajner/e që është i/e gatshme të udhëtojë pa hezitim në këto vende përkrah meje.”
Në njoftim thuhet se përveç pagesës të punësuarit do t’i garantohet edhe udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi. Ngandonjëherë të punësuarit do t’i duhet të punojë edhe deri në 50 orë në javë për shefen, por javë të tjera edhe vetëm 10.





