Shpesh kemi tendencën që mos ta vëmë re, për shkak se ndodhet shumë larg syve tanë. Mirëpo moskujdesi ndaj kësaj hapësire mund të jetë vdekjeprurës.
E gjitha ka të bëjë me një problem shëndetësor. Besoj keni dëgjuar për disa lytha të cilat përmbajnë kancer të quajtur melanomë. Ky lloj kanceri nuk paraqet asnjë problem nëse është në një hapësirë të hapur dhe vërehet e mjekohet në kohë. Mirëpo nuk mund të themi të njëjtën gjë nëse ndodh e kundërta.
Një kancer i tillë mund të zhvillohet nga momenti në moment, prandaj rregullisht kontrolloni hapësirën midis gishtave, për të parë nëse keni ndonjë gungë, puçërr apo lythë.





