Teuta ka fituar ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut. Për këtë sfidë foli dhe trajneri i durrsakëve, Renato Arapi. Tekniku u shpreh i lumtur për fitoren. Debutimi me fitore nga ana e Renato Arapit, i jep më forcë kampionëve të Shqipërisë të vazhdojnë në rrugën e fitoreve.

“Varka e shpëtimit për momentin është kupa, por gjithashtu dhe kampionati duhet të bëjmë mirë. Na kënaq ky rezultat sepse kthen besimin tek ekipi. Ky terren na vështirësoi lojën, por dhe gjatë kësaj periudhe ekipi duhej të ishe i ngjeshur, por besoj se ja dolëm.”

Pozicionimi

“Jemi vendosur dhe të dy Vilat afër qendër mbrojtësave të Korçës që të kishin afër dhe Hebajn në sulm. Mendoj që e bëmë goxha mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu sepse ka vend për përmirësim.”

Ndeshja e së hënës, a je i qetë?

“Kjo fushë nuk të lejon shumë të luash, por besoj se do jetë i njëjti skenar kjo do të varet nga episodet por shpresoj të pastrohet që të dy ekipet të luajnë më mirë.  Kam besimin që do të bëjmë mirë në kampionat, ka munguar loja në grup në fazën e mbrojtjes.”