Moderatorja Dojna Mema, ka treguar disa nga prapaskenat e jetës në çift dhe marrëdhënies së saj me partnerin dhe babain e djalit të saj, Vlashent Sata.
Vetë Dojna ka rrëfyer gjatë një intervistë të dhënë se fundi, se mes saj dhe Vlashentit ka pasur shpeshherë debate dhe përplasje si dhe që ajo është larguar nga shtëpia disa herë.
E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Dojna ka rrëfyer se para se të bëheshin prindër dhe jetonin në shtëpinë e tyre të vjetër, valixhja e saj rrinte gjithnjë gjysmë gati ndërsa shton se “jam larguar shumë herë, mbi 20 herë, por kthehesha ditën tjetër”.
“Nuk jemi të qetë fare nëse përplasemi. Madje, kur rrinim tek apartamenti i vjetër valixhja ime rrinte gjithmonë gjysmë e bërë. Në momentin që bëhet një debat i fortë më fshihet në atë moment çdo gjë që ka ekzistuar përpara dhe them: “Kjo nuk është jeta që dua”.
Dhe e kam gjithnjë valixhen gati dhe shtoj vetëm ndonjë gjë kështu, është ajo pjesa e dramacitetit. E mbyll dhe e tërheq. Tani që kemi djalin nuk e bëjë më, futen më dhomë dhe reflektoj. I kemi përplasjet shumë të forta. Jam larguar shumë herë. Mbi 20 herë, por kthehesha ditën tjetër”, ka thënë Dojna Mema.
Rikutojmë se Dojna dhe partneri i saj Vlashenti, kurorëzuan dashurinë e tyre në prill të vitit të kaluar, me një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat.
Gjithashtu çifti tashmë janë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol.