Midis fansave të shumtë që kishin blerë një biletë për të parë live në “San Siro” koncertin e Beyonce-s kanë qenë edhe koreografi shqiptar, Albi Nako dhe balerina Klaudia Pepa. Në koncert ishin të pranishëm rreth 80 mijë veta. Mirëpo disa prej tyre ishin fansa jo vetëm të Beyonce-se, por edhe të bukuroshes shqiptare që përfaqësoi denjësisht vendin tonë në emisionin “Amici”.

Në disa nga fotografitë e postuara nga Albi në profilin e tij në Snapchat, shihet sesi balerinës së talentuar, pak para fillimit të koncertit, i afrohen për të bërë foto dhe video disa adhurues të saj. E pra për disa momente duket se Klaudia i ka shpërqëndruar fansat nga koncerti i yllit botëror të muzikës dhe i ka vjedhur pak vëmendje.