Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur pas mbylljes së seancës për mediat jashtë Kuvendit.

Noka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton të likuidojë opozitën, sipas tij duke burgosur dhe kërcënuar me burg liderët e partive opozitare. 

Noka njoftoi se aksioni opozitar dhe kaosi do të jetë prezent në çdo seancë plenare, ndërsa shtoi se pa qeveri teknike, Shqipëria nuk ka qetësi.

Flamur Noka: Edi Rama i ka vënë flakën demokracisë në Shqipër për xhepat e tij. Jemi për të kryer misionin e e dhënë nga demokratët.

Edi Rama kërcënon me burg kreun e PL dhe Partisë Republikane. Kushdo që i nxjerr të palarat Edi Ramës, kërcënohet me burg. Ta harrojë që mund të likuidojë opozitës.

Opozita do të jetë të hënën në ballë të aksionit opozitar dhe qytetar. Sa herë të ketë parlament e njëjta panoramë do të jetë. Pa qeveri teknike, Shqipëria nuk ka qetësi.