16 nëntor 2015 – Ronda Rausi është sportiste mjaft e famshme sidomos në Shtetet e Bashkuara, por që mund të krenohet me një rekord që e vë mbi sportistët më të mëdhenj të planetit. Sportistja e arteve parciale fiton shifra rekord brenda një kohe shumë të shkurtër, saktësisht 18 minuta, sepse ka fituar 5 deri në 10 milionë dollarë për çdo ndeshje, që kur është transferuar nga xhudoja tek artet parciale në vitin 2011.
Në 4 vitet e fundit, Rausi i ka fituar 12 ndeshjet e saj duke shpenzuar në total më pak se 20 minuta në ring, sepse gjithnjë i ka mbyllur ndeshjet me shpejtësi drite, me KO, aq sa në muajt e fundit ndeshjet e saj nuk i kanë kaluar 30-40 sekondat.
Këto suksese e bëjnë amerikanen të qëndrojë më lart se emra si Mesi, Ronaldo e Ljuis Hamilton, sepse asnjë prej tyre nuk fiton kaq shumë në një hapësirë kohore kaq të shkurtër.
/portali DurresLajm/