Pasojat e pastërmetit të 26 nëntorit në Durrës janë dramatike në këtë prag dimri për mijëra banorë në Durrës.
Një pjesë e banorëve janë strehuar nëpër hotele, një pjesë tek të afërmit, e ndërsa një pjesë tjetër po ikin nga Durrësi në qytete të tjera.
“DurrësLajm” ishte në një prej apartamenteve të katit të parë, në lagjen numër 18 ku kjo familje u zhvendos pasi ish-banesa ju kthye ish-pronarit ka shpëtuar për mrekulli natën e 26 nëntorit.
Bashkëshorten dhe dy vajzat e vogla i ka dërguar te gjyshërit në Sukth, ndërsa kryefamiljari qëndron mbi rrënojat e apartamentit. Pallatet e tyre janë inspektuar nga grupet e inxhinierëve, por përfundimet e dhëna kanë kontradikta me gjendjen reale.
Banorët thonë se pallatet ku banojnë janë dëmtuar tërësisht, ata po ngarkojnë orenditë e po ikin, siç është rasti i këtij banori të lagjes 18, i cili shpërngulet nga Durrësi drejt Peqinit, madje ka braktisur edhe vendin e punës si shofer kamioni.
Banorët janë në dilema të mëdha. Atyre u janë vënë shiritat e bllokimit, por deri tani nuk kanë përfituar as bonusin e qerasë nga bashkia e cila nuk ka lëvruar fonde.
Nga ana tjetër, grupet e inspektimit vijojnë punën në terren. Nga komunikimi i fundit deri tani janë inspektuar 2129 banesa, janë shpallur të pabanueshëm 651 pallate dhe janë evidentuar për tu prishur 93 të tjera.
K.H.





