Në moshën 12-vjeçare ajo u diagnostikua me sëmundjen e lëkurës vitiligo, një çrregullim me sasinë e melaninës që shkakton shenja shumë të dukshme në lëkurë. Që në moshë të vogël, ajo ofendohej dhe ngacmohej nga moshatarët duke i shkaktuar kështu mbyllje në vetvete.

“Më kanë quajtur lopë, madje njëherë edhe më kanë quajtur të sëmurë me sindromën Michael Jackson. Si mund t’ia dalë një vajzë e vogël këtyre situatave? Unë nuk kam lindur me këtë sindromë, por gjatë rritjes, u përballa me vështirësitë më të mëdha që mund të përjetojë një fëmijë. Por, tani jam e lumtur që i kam kaluar sepse përndryshe nuk do isha ajo që jam sot”, tregon 21-vjeçarja.

Ash ka arritur jo vetëm të pranojë veten ashtu siç është, por edhe ta kthejë këtë gjë në një art. Ajo realizon vizatime në trup që shkojnë perfekt me ngjyrimet e lëkurës. Ajo synon jo vetëm të provojë se të gjithë jemi të barabartë me diferencat tona, por edhe të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjen vitiligo.