Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka humbur një nga njerëzit më të dashur, babanë e saj. Lajmin e hidhur ish-deputetja e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se ai është heroi i saj.
“Dua te te kujtoj keshtu sic je ketu, ne diten me te lumtur te jetes tende. Sot fatkeqësisht ti ke bere eklips ne zemren time. Per mua koha ka ndalur dhe shpirti eshte vrare aq shume sa nuk di se si do arrij te sherohet. Ti je heroi im, modeli me i mire qe une mora ne jete. Jam krenare per ty babi im. Zot sa me mungon, edhe pse ke vetem pak ore qe je ndare nga kjo jete”, shprehet ajo.
Ish-ministrja edhe në intervistat e mëparshme, teksa ka folur për familjen, është shprehur se një nga personat me të cilët ajo konsultohej më shumë për zgjedhjet e saj, ka qenë pikërisht i ati.





