Kënga Magjike bëhet sërish objekt bisede, por këtë radhë jo për faktin e konfliktit që ndodhi mes këngëtarëve por për mënyrat e votimit. Bëhet fjalë pikërisht për Klajdi dhe Bruno nga "Threedots" të cilët vlerësuan producentin e tyre, Flori Mumajesi, me zero pikë. Ky veprin ngjalli reagime tek fansat e këngëtarëve të cilët dyshuan për një prishje mes tyre.

Klajdi, ka sqaruar përmes një mesazhi në IG, të gjithë ata që vunë në pikëpyetje marrëdhënien mes çunave brënda "Threedots". Këngëtari korçar shkruan:

"Me shpirt e zemer do ti kisha dhene piket maksimale , jo vetem per faktin e te qenit vllai im por edhe sepse mendoj qe ishte kenga me e bukur e festivalit ,kenga qe kishte aq shume shpirt , kenga qe te dhuronte aq shume emocion , pra `me fjale te vogla`ishte kenga fituese e ketij festivali gjithmone sipas mendimit tim , por jo vetem.Pikerisht per shkak te kesaj mardhenie ,per vete faktin se te gjitha mediat e shkruara dhe vizive kishin veteshpallur fituesin, vendosa te mos behem pjese e kesaj loje kaq te piset ,thashethemeve te tipit fiton Flori sepse ka futur gjithe njerezit e tij apo lobingjeve qe nuk kam fjale si ti quaj,vendosa te mos behesha pjese e gjithe kesaj shfaqje teatrale edhe pse u detyrova te mos isha vetvetja."