Besoj të gjithë i mbani mend “Ethet e së premtes”?
Nga aty ka dalë shumë këngëtarë të talentuar, njëri prej tyre është edhe Klajdi Musabelliu i cili padyshim është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar.
Ditën e sotme më anë të një lidhje telefonike, Klajdi u bë pjesë e emisionit “KafeIN” në INTv dhe In Radio 105.7, ku tregoi për jetën e tij të re në Sicili.
I pyetur nga Flavio, për arsyen e largimit nga Shqipëria, këngëtari u shpreh se lëvizi për një jetë tjetër, pra për një jetë më të mirë.
Tashmë ai jeton dhe punon në Sicili, një resort, ku bën punën e PR si dhe u tregon vendin turistëve. Ndërsa për jetën e tij private ai u shpreh se është single.





