12 mars 2014 – Nosh Preka, 42 vjeç, dëbohet për herë të katërt nga republika e vockël e San Marinos. Meqenëse për të ishte hera e katërt që nuk i bindej vendimit të gjykatës San Marineze, prokuroria kërkoi një dënim prej 6 muajsh burg, ndërsa gjykata e dënoi me 2 muaj burg.

Noshi ka një histori të gjatë dëbimesh nga territori i Principatës së San Marinos.  Në qershor të vitit 2000 atij ju ndalua hyrja në San Marino, sepse ishte individualizuar si anëtar i një bande hajdutësh të “specializuar” në vjedhje banesash. Në 30 nëntor 2007 kapet nga xhandarmëria në San Marino dhe meqenëse kishte urdhër dëbimi për të, dëbohet menjëherë. Në 30 tetor 2008 kapet përsëri në San Marino. Dënohet 2 muaj burg me kusht nga gjykata dhe dëbohet menjëherë. Në 19 dhjetor 2012 kapet në një makinë brenda territorit të principatës. Kësaj rradhe krahas dëbimit është i detyruar të vuajë edhe dënimin me burg të dhënë nga gjykata.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/