26nentor 2015 – Një video, që po qarkullon në rrjete sociale është dënuar gjerësisht nga lexuesit. Një mësuese teksa shkruan në dërrasën e zezë një problem tallet nga nxënësit, që bërtasin duke imituar britma kafshësh të ndryshme, si majmunët etj. Sipas ‘Jeta osh qejf’, bëhet fjalë për një shkollë të mesme në Tiranë.

“Ajo zonjë e nderuar ju jep dije, por ju jeni injorantë që bëni këtë video”, shkruan dikush, komentin i të cilit është pëlqyer në masë. Dikush tjetër shan brezin e ri që po rritet, brez që sipas tij karakterizohet si i paedukatë, shkruan balkanweb. Të tjerë thonë se klasa nuk i ngjan më një të tille, sesa më shumë një çmendine apo një kopshti zoologjik.

shikoni videon ketu

https://www.facebook.com/JETAOSHQEF/videos/10153433175388371/

/portali DurresLajm/