Pasuria e miliarderëve të planetit është rritur ndërkohë që tregjet globale të aksioneve shpërfillin luftërat, trazirat politike dhe inflacionin e vazhdueshëm.

Sot ka më shumë miliarderë se ndonjëherë – 2781 në total, 141 më shumë se viti i kaluar dhe 26 më shumë krahasuar me rekordin e vendosur në vitin 2021.

Ata janë më të pasur se kurrë, vlera totale e pasurisë së të cilëve është 14.2 trilionë dollarë, në rritje me 2 trilionë dollarë krahasuar me vitin 2023 dhe 1.1 trilionë dollarë krahasuar me rekordin e mëparshëm, i vendosur në 2021.

Pasuria e dy të tretave të miliarderëve në klasifikim është më e lartë krahasuar me një vit më parë. Vetëm një e katërta është më e varfër.

Pjesa më e madhe e fitimeve vijnë nga 20 miliarderët e parë të renditur në klasifikim, pasuria e të cilëve u shtua me 700 miliardë dollarë që nga viti 2023; dhe nga Shtetet e Bashkuara, që kanë arritur një rekord të ri prej 813 miliarderësh, me një vlerë totale prej 5,7 trilionë dollarësh.

Kina renditet e dyta, me 473 miliarderë (duke përfshirë Hong Kongun) me pasuri 1.7 trilionë dollarë, pavarësisht shpenzimeve të dobëta në konsum dhe krizës së pasurive të paluajtshme, e cila ndikoi në “zhdukjen” e rreth 300 miliardë dollarëve pasuri.

India e cila numëron 200 miliarderë (duke thyer rekord) renditet e treta.

Për të llogaritur vlerën neto, janë përdorur çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit nga 8 marsi 2024.

1 | Bernard Arnault & family
Mosha: 75 vjeç
Vendi: Francë
Pasuria: 233 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Modë dhe shitje me pakicë

2 | Elon Musk
Mosha: 52 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 195 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Industria automotive

3 | Jeff Bezos
Mosha: 60 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 194 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji

4 | Mark Zuckerberg
Mosha: 39 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 177 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji

5 | Larry Ellison
Mosha: 79 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 141 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji

6 | Warren Buffett
Mosha: 93 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 128 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Financë dhe Investime

7 | Bill Gates
Mosha: 68 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 128 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji

8 | Steve Ballmer
Mosha: 68 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 121 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji

9 | Mukesh Ambani
Mosha: 66 vjeç
Vendi: Indi
Pasuria: 116 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Të ndryshme

10 | Larry Page
Mosha: 51 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 114 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji

11 | Sergey Brin
Mosha: 50 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 110 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji

12 | Michael Bloomberg
Mosha: 82 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 106 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Financë dhe Investime

13 | Amancio Ortega
Mosha: 88 vjeç
Vendi: Spanjë
Pasuria: 103 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Modë dhe shitje me pakicë

14 | Carlos Slim Helu & family
Mosha: 84 vjeç
Vendi: Meksikë
Pasuria: 102 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Telekomunikacion

15 | Francoise Bettencourt Meyers & family
Mosha: 70 vjeç
Vendi: Francë
Pasuria: 99,5 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Modë dhe shitje me pakicë

16 | Michael Dell
Mosha: 59 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 91 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji

17 | Gautam Adani
Mosha: 61 vjeç
Vendi: Indi
Pasuria: 84 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Të ndryshme

18 | Jim Walton & family
Mosha: 75 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 78,4 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Modë dhe shitje me pakicë

19 | Rob Walton & family
Mosha: 79 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 77,4 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Modë dhe shitje me pakicë

20 | Jensen Huang
Mosha: 61 vjeç
Vendi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pasuria: 77 miliardë dollarë
Burimi i pasurisë: Teknologji

Klasifikimi i plotë i Forbes.

Forbes