Balerina energjike e ‘Amici’, Klaudia Pepa dhe bashkëshorti i saj, koreografi Albi Nako, kanë filluar pushimet. Ata kanë zgjedhur të pushojnë në ishullin e Capri-t, në Itali.
Çifti i njohur ka postuar një foto në Instagram, ku shkruajnë “vacation friends, pasi gjatë pushimeve shoqërohen edhe nga balerini Graciano Tagani.
Duket se të tre po kalojnë ditë të mrekullueshme, në ishullin fantastik të Capri-t.





