6 qershor 2015 – Mbrëmë ka përfunduar aventura plot talent dhe emocion, pa u kurorëzuar si fituese, e balerinës shqiptare Klaudia Pepa.

Në sfidën e kategorisë së kërcimit në finalen e spektaklit italian ‘Amici’, Klaudia Pepa ka humbur 48% me 53% përballë Virginias, e cila është shpallur fituese.

Megjithatë, pavarësisht humbjes, për Klaudian vjen një lajm i mirë, pasi iu ofrua mundësia e punësimit në trupën e balerinëve profesioniste të ‘Amici’-t.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/