DURRËS, 12 nëntor 2014– Balerina e talentuar e trupës së Tv Klan po kërkon famën përtej kufinjeve në Mediaset. 

Klaudia po konkuron në emisionin e famshëm “Amici” që transmetohet në Mediaset nën drejtimin e Maria De Filipit. Miku dhe kolegu i Klaudias, Graciano Tagani ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” nga audicioni i balerinës së talentuar, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Jam krenar për arritjet e tua dhe e di shumë mirë që do jesh mbretëreshë e Mediaset, ashtu si kudo ke shkuar”. Ndërsa Klaudia është treguar diskrete, duke mos zbuluar asgjë për konkurimin, duke pritur ndoshta momentin kur gjithçka të jetë finalizuar.