Balerina simpatike shqiptare, Klaudia Pepa, nëpërmjet një postimi në Instagram ka ndarë me fansat një lajm të gëzueshëm për të.
Së shpejti Klaudia do të hapë shkollën e saj të baletit në Itali.
“Lajmi i ri: Së shpjeti do të hap shkollën time të baletit në Itali. Kam nevoje për ju që të më këshilloni për emrin e shkollës. Pres sugjerime nga ju, puthje,”-shkruan Klaudia.
Pas pjesëmarrjes tek “Amici” balerina ka fituar zemrat, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe shumë italianëve, me spektaklin e dhuruar në skenë. Karriera e saj përtej detit duket se vijon të jetë e suksesshme.





