Balerina shqiptare Klaudia Pepa pas famës në talent shown ‘Amici’ është larguar nga Italia.
Ajo është një nga talentet shqiptare që gjurmët e saj ka vendosur t’i lerë në mbarë botën. Pas suksesit të korrur në Itali, destinacioni i radhës është Hollywoodi.
Prej disa javësh ajo gjendet në Shtëtet e Bashkuara të Amerikës dhe është duke bashkëpunuar me një nga studiot koreografike më të rëndësishme në Nevada.
Bëhet fjalë për ‘Milennium Dance Complex’. Një bashkëpunim i rëndësishëm me koreografin Kyle Hanagami.
Ai është një prej emrave që realizon koreografitë e kërcimeve energjike të divës latine Jennifer Lopez. Këto pamje i ka ndarë vetë Klaudia në Instagramin e saj, ku duket mjaft e lumtur për arritjen e saj që është për t’u përgëzuar.