Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda do të kurorëzojnë lidhjen e tyre këtë fundjavë, pikërisht nesër më 4 qershor.
Sipas ‘Vip Magazine’, çifti ka zgjedhur Livadhin në Jug të vendit për të kurorëzuar dashurinë e tyre, ku pritet t’i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit përgjithmonë në bregdet në prani të familjarëve dhe miqve të tyre të ngushtë.
Edhe pse ceremoninë e kurorëzimit do ta realizojnë këtë verë, çifti prej kohësh bashkëjetojnë dhe janë prindër të një djali, Krid.