Moderatorja Klea Huta ka marrë një gjobë pasi kishte parkuar keq makinën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , por përveç kësaj polici i ka ngatërruar edhe emrin, duke ia shkruar Kleo.
"I dashur polic, pikë së pari emrin e kam Klea dhe jo Kleo. E dyta, sikur shërbimi dhe gjithçka përmban spitali të ishte në kufijtë e normales (se perfekte jo e jo), do të ta bëja hallall gjobën",- shkruan ajo përbri fotos së gjobës që ka postuar në InstaStories.





