Klea Huta ka zbuluar se fëmija që po pret të sjellë në jetë është djalë. Në një video të publikuar në kanalin e saj në “Youtube”, Huta ka ndarë me të gjithë publikun momentet më të veçanta gjatë periudhës së saj të shtatzënisë.

Aty shihet testi me dy viza në momentin që bukuroshja ka marrë vesh se është shtatzënë. çasti kur e ëma përlotet nga gëzimi kur kupton se do të bëhet gjyshe dhe rrahjet e zemrës së bebit nga ekoja.

Në minutat më pas, shihet këngëtari Elgit Doda që me një kukull, ‘trajnohet’ për mbajtjen e bebit dhe momenti kur çifti plasin tullumbacin.

“Uaa çun,”– thotë Klea.

“E dija unë, se ja pashë këmbën,”– dëgjohet të thotë Elgiti.

Dyshja është në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata e mbajtën të fshehtë shtatzëninë si fillim, ndërsa tashmë, barku i dukshëm i Kleas nuk fshihet më!