Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashur në showbizin shqiptar. Dy artistët të cilët janë në një marrëdhënie prej disa vitesh së bashku, këtë verë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

E duket se tashmë përgatitjet për dasmën kanë nisur dhe moderatorja ka ndarë për ndjekësit e saj një nga momentet më të veçanta për ditën e rëndësishme: Përzgjedhja e fustanit të nuserisë.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Klea ka publikuar vendin se ku do të zgjedhë fustanin e saj të bardhë, mirëpo një detaj tjetër që u vu re është se dasma e çiftit do të bëhet me 4 qershor.

“Si sot një muaj”- shkruan këngëtarja krahas fotos.

Kjo datë përkon dhe me ditëlindjen e katërt të djalit të tyre Krid. Madje vitin që lamë pas, Elgiti i propozoi për martesë aktores para të gjithë të ftuarve në festën e vogëlushit të tyre.