Elgiti dhe Klea janë kthyer brenda pak viteve në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar.

U desh një vit që Klea Huta të ndante me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale foton e portretit të djalit të saj, Krid.

Ditën e sotme, i vogli feston 1 vjetorin e lindjes dhe mami Klea i ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë duke zbuluar për herë të parë portretin e të voglit.

Këngëtarja ka realizuar një set fotografik me Krid, të cilin në disa foto e mban në dorë, ndërkohë që vetë shfaqet gjysmë e zhveshur dhe me flokë të lëshuara.

“Krid i mamit,

Jeta ime e shtrenjtë, qenie e qenies time.

Fryma e imja e përjetshme, ajri im, lumturia jonë më e madhe.

Nuk e harroj kurrë momentin kur të mora në krahë dhe po shpërtheja nga lumturia, momenti kur unë u takova për herë të parë me mrekullinë më të madhe të Zotit, që më kishte dhuruar mua.

Nuk e besoj dot se si iku një vit dhe ti sot bën 1 vjeç o jeta ime. Kur të kisha në bark e të ledhatoja, aty e ëndërroja si do ishe, si do i kishe sytë, hundën, doçkat e kur qeshim sot bashkë e të përqafoj e luaj me ty.

Faleminderit që na zgjodhe ne për prindërit e tu o engjëlli jonë. Mami zgjohet natën dhe rri e të shikon e të puth në gjumë se jeta ime është vetëm e jotja e unë për ty do bëj gjithçka që ti të jesh i lumtur.

Të dua sa vetëm Zoti e di. Edhe frymën time e jap për ty, por unë lutem që të kemi jetë sa më të gjatë që të të shijojmë ty në jetën tënde që qoftë fusha më e bukur me lule që unë kam parë ndonjëherë.

Zoti të bekoftë dhe qofsh i udhës. Mua dhe babin na ke përjetë me sytë nga ty. Të duan po aq sa ne: gjyshërit, tezetm xhaxhi e të gjithë miqtë e ngushtë të mamit e babit.

Gëzuar ditëlindjen e parë Krid mreti!”– ishte urimi i plotë i Kleas për të birin.