E ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit", Klea Huta ka treguar se nuk është natyrë xheloze, por di si të marrë kontrollin në një lidhje dashurie.
Elgit Doda, si të gjithë producentët e suksesshëm punonte deri në orët e vona për të sjellë projekte interesante. Mirëpo, tashmë oraret e vona duket se i kalon vetëm me dashurinë e jetës së tij, Klean.
Rudina Dembacaj: Bëhesh xheloze për Elgitin?
Klea Huta: Me raste. Nuk jam shumë natyrë xheloze.
Rudina Dembacaj: E kufizon në punë?
Klea Huta: Jo asnjëherë.
Rudina Dembacaj: Nëse Elgiti ka në studio një këngëtare deri vonë.
Klea Huta: Kjo gjë ndodhte para se të ishim bashkë. Këto oraret e vona ishin përpara. Jemi familjarë.





