Klea Prenga ka reaguar në lidhje me pretendimet e motrave Antonela dhe Mariela Berisha, sot para gjykatës së Tiranës, në seancën ku u vendosën masat e sigurisë.
Antonela Berisha deklaroi se ka qenë Prenga ajo e cila e ka provokuar të motrën, ndërkohë që ato të dyja ishin në lokal thjeshtë për të darkuar.
Reagimi i Klea Prengës:
Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot.
A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ?
Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan.
Këto kriminele, ndërkohë, janë gjithashtu në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli, dhe nuk ka para që mund t’i shpëtojë nga pasojat e veprimeve të tyre.
Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë dhe këto kriminele të marrin dënimin e merituar.