DURRËS, 14 dhjetor 2014 – Një tjetër vlerësim për balerinin shqiptar Kledi Kadiu. Me rastin e edicionit të 44-rt të Ditës evropiane, atij iu akordua çmimi prestigjoz " Personalitet evropian 2014" për baletin. Çmimet janë ndarë dje në Campidoglio, seli e bashkisë së Romës, në prezencë të autoriteteve politike dhe eksponentëve të kulturës dhe artit.
Kledi Kadiu vlerësohet me këtë titull, jo vetëm për arritjet si balerin dhe koreograf, po edhe për përkushtimin e tij si testimonial për kauza të ndryshme sociale, të çmuara nga mediat dhe publiku. Ai u shpreh se:
"Këtë çmim ua dedikoj familjes sime, profesorëve të mi shqiptarë e bashkatdhetarëve të mi artistë që ngrenë lart artin shqiptar në mbarë botën", tha ai pas marrjes së çmimit.
"Jam i lumtur për këtë vlerësim që më bëhet për karrierën e jetën time". Gjithashtu Kledi ka përmendur dhe balerinin e mirënjohur Ilir Kerni si njëri ndër ish-profesorët e tij të nderuar.





